Zjarrfikësi i shpëtoi jetën, ja si e falenderon 17 vite më vonë.

Një zjarrfikës i quajtur Mike Hughes i shpëtoi jetën një fëmije 9 muajshe nga një zjarr që kishte ndodhur në shtëpinë e saj.

“Kur ne arritëm në vendngjar je, një pjesë e madhe e shtëpisë ishte mbuluar me zjarr. E gjeta Danielle-n të mbështjellur në krevatin e saj të bebes që ndodhej në dhomën e gjumit” tha Mike.

Pas disa viteve, ai dëshiroi që të dinte se çfarë kishte ndodhur me fëmijën të cilin ai e kishte shpëtuar. Pasi që e kishte gjetur profilin e saj në Facebook, ai i dërgoi asaj një letër: “ Mendoj që unë të kam shpëtuar një herë nga zjarri kur ti ishe ende e vogël” Që nga ai moment ata asnjëherë nuk i ndërprenë kontaktet dhe Mike u bë një baba i dytë për Danielle-n.

17 vite pas zjarrit, Danielle e fton Mike-n në ceremoninë e maturës së saj, si shpëtimtari dhe shoku i saj

Mike qau nga gëzimi kur dëgjoi fjalimin e Danielles në ceremoni: “ Prezenca e Mike-s është me të vërtetë e rëndësishme për mua. Unë gjithnjë qaj nga gëzimi kur e mendoj se çdo gjë do të mund të ishte ndryshe. Unë nuk do të isha këtu po të mos ishe ti.”