VOLVO prezanton makinën që shmang aksidentet.

VOLVO XC60Volvo pretendon se modeli i ri XC60, i cili do të dalë në treg së shpejti, do të jetë në gjendje të shmangë aksidentet e mundshme.
Sistemi për siguri i automobilit është përditësuar dhe tani mund të marrë vetë nën kontroll timonin në rast rreziku deri në shpejtësinë prej 100 kilometrave për orë.

Volvo ka disa ditë që vazhdimisht ka publikuar paralajmërime të modelit më të ri.

Kjo veturë e re do të prezantohet në Geneva Motor Show gjatë javës së ardhshme.