Vitamina K2 për shëndetin e zemrës dhe të kockave.

Vitamina K2Vitamina K nuk është një kompleks i vetëm,  ajo përbëhet nga një grup vitaminash, kryesoret janë vitamina K1 (phylloquinone) – dhe vitamina K2. Vitamina K2, ose menaquinone (mɛnəkëɪnoʊn), ka nëntë komponime të ngjashme, në përgjithësi ndahen në menaquinones (me MK-4 si anëtari më i rëndësishëm) dhe menaquinones; MK-7, MK-8 dhe MK-9, që janë më të njohur.

Në trupin tonë gjenden shumë proteina që janë përgjegjëse për proceset që mbajnë sistemet e trupit të shëndetëshme, por këto proteina duhet të aktivizohen, dhe pikërisht këtu vjen roli i vitaminës K2.

Vitamina K2 ka treguar se aktivizon 17 proteina inerte. Kur këto proteina hasin vitaminën K2, ato fillojnë të punojnë. Për shembull, vitamina K2 aktivizon një proteinë të quajtur osteocalcin, e cila punon për të moderuar një proces të shëndetshëm të qarkullimit të kockave duke rindërtuar kockat dhe duke zëvendësuar kockat e thyera. Një tjetër proteinë që e aktivizon vitamina K2 është proteina Matrix Gla (MGP), e cila ndihmon në ruajtjen e shëndetit të arterieve kardiovaskulare, shëndetin kardiovaskular në tërësi dhe për restaurimin e kockave.

Ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe forcimin e arterieve, ose arteriosklerozës.

Vitamina K2 ndihmon kalciumin të shkojë në kocka, duke i bërë ato më të forta.

Forcon dhëmbët dhe  parandalon dëmtimin e dhëmbëve.

Ajo gjithashtu parandalon kalciumin të shkojë në zonat e gabuara, si në eshka, dhe kjo mund të çojë në formimin e gurëve në veshka, apo në enët e gjakut, ku mund të shkaktojë sëmundje të zemrës.Bottom of Form

Nxit prodhimin e hormoneve seksuale.

Redukton incidencën e kancerit.

Mban qelizat të shëndetshme dhe fik gjenet që shkaktojnë qeliza kanceroze.
Cilat janë simtomat e mungesës së vitaminës K2 ?

Një pamjaftueshmëri e vitaminës K2 çon në probleme dramatike, sepse mungesa e saj çon në mangësi edhe të vitaminave të tjera, si vitamina C, B1, D.

Çon në koagulim të gjakut, ose gjakderdhje më shumë se çduhet.

Nivelet e pamjaftueshme të K2 mund të çojnë në rënien e statusit të kockave (potencialisht osteoporozë).

Kalcifikim të arterieve kardiovaskulare, duke i bërë ato të ngurta dhe joelastike.

Pamjaftushmëria e vitaminës K2 mund të çojë në kancer të kockave, trurit dhe gjakut.

Vena me variçe dhe plakje të lëkurës.

 

Qarkullim i dobët i gjakut.
Osteoporozë ose kocka të brishta.
Dhëmbë të dëmtuar.
Sëmundje të zemrës.
Diabet apo para-diabet.
Sëmundje autoimune.
Kujtesë të dobët.

Ku gjendet vitamina K2

Spinaqi.

Sallata jeshile.

Rrepa dhe panxhari.

Mëlçitë e patës, rosës, gjelit të detit, pulës, dashit, viçit (organik).

Gjalpi, djathi, qumështi (organik).

E verdha e vezës.

Mishi i pulës dhe lepuri.

Salmon.

Kivi.

Brokoli.

Bizelet.

Majdanoz.

Shënim!

Mënyra më e mirë e marrjes së Vitaminës K2 është konsumimi i ushqimeve organike që e përmbajnë atë.