Vdes Chuck Berry, themeluesi i rock’n roll

Vdes Chuck Berry, themeluesi i rock’n rollChuck Berry, një nga themeluesit e rrymës muzikore “rock’n roll” vdiq dje në moshën 90-vjeçare. Kitaristi dhe këngëtari amerikan mund të ndihet krenar për revolucionin që ka sjellë në botën e muzikës.

Charles Edward Anderson Berry Sr u gjend pa jetë nga mjekët në banesën e tij pranë Saint Louis në Misuri, ku ai ka akluar një pjesë të mirë të jetës. Vdekja e tij u përcaktua në 13:26 me orën lokale (18”26 GMT).

“Është me trishtim që policia e qarkut të Saint Charles konfirmon vdekjen e Charles Edward Anderson Berry Sr, i njohur si muzikanti legjendar Chuck Berry”, shkruhet në profilin “Facebook” të policisë. Ky është vetëm një nga homazhet e faundme për këtë legjendë.

Arsyet e vdekjes ende janë të panjohura dhe familja ka kërkuar që të respektohet intimiteti i tij gjatë zisë.

Chuck Berry ka lënë mbrapa një vepër gjigante, nga “Maybellene” tek “Roll Over Beethoven” dhe “Johnny B. Goode”, që kanë influencuar gjenerata të tëra muzikantësh.