Trump fton presidentin palestinez në Shtëpinë e Bardhë.

trump ftese per takim ramallahPresidenti amerikane, Donald Trump ftoi sot homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas të vijë së shpejt në Shtëpinë e Bardhë për të gjetur mënyrat për rifillimin e përpjekjeve të paqes me Izraelin, njoftoi presidenca palestineze.

“Gjatë bisedës së tyre të parë telefonike që prej marrjes së funksioneve të Trump më 20 janar, presidenti amerikan ftoi Abbas-in të vijë sa më shpejtë të diskutojë për mënyrat e rifillimit të procesit tpolitik”, tha presidenca palestineze e cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve “Wafa”.

“Trump ka theksuar angazhimin e tij në favor të një procesi paqeje që të sjellë një paqe të vërtetë mes Palestinezëve dhe Izraelitëve”, thuhet në këtë komunikatë.