Transplanti i parë i kokës së njeriut!

Dhjetori i këtij viti ka për të zënë një nga momentet më ikonik në gjithë historinë njerëzore

Një neurokirurg italian Dr. Sergio Canavero, do të realizojë transplantin e parë të kokës së njeriut, një operacion me rrezikshmëri jashtëzakonisht shumë të lartë për jetën, të cilin bota do të jetë duke e ndjekur me magjepsje. 

Dr. Sergio Canavero, drejtor i Torino Neuromodul i Avancuar Grup, ka rreth 30 vjet që e ka planifikuar këtë rast dhe ka përgatitjen e duhur operacionin e mbi të gjitha ka gjetur dhe dikë që e ka dëshirë që ta marrë përsipër rrezikun.

Valery Spiridonov, një 31- vjeçar nga Rusia me profesion në shkencat kompjuterike, i cili është shumë i sëmurë dhe i dënuar që të kalojë gjithë pjesën tjetër të jetës në një karrige me rrota, është vendosur që të bëhet marrësi i parë i transplantit.

Për shkak të një sëmundjeje e cila i ka konsumuar muskujt, Valery nuk ka ecur asnjëherë në jetën e tij prej të rrituri. Në qoftë se del me sukses, procedura shume e rrezikshme do ta lejojë atë jo vetëm që të mbijetojë, por edhe të jetojë një jetë më të mirë.

Operacioni do të marrë rreth 36 orë për të përfunduar dhe do të përfshijë rreth 150 kirurgë.

Dhuruesi i trupit do të jetë një person me një tru të vdekur. Përgatitja përfshin ftohjen dhe ruajtjen e furnizimit me gjak, si në trupin  e dhuruesit të trupit ashtu edhe në kokën e marrësit.

Menjëherë sa është ftohur, koka e marrësit do të ndahet shumë ngadalë nga trupi i cili nuk funksionon më, i cili përfshin edhe prerjen e palcës kurrizore, kështu që mund të ngjitet me trupin e dhuruesit.

Doktorët do të kenë më pak se 60 minuta kohë për të bashkuar përsëri trupin me kokën dhe të ngjisin palcën kurrizore me një substancë të quajtur polietilen glikol. Valery Spiridonov do të duhet të mbahet në koma mjekësore të induktuar për një periudhë kohore 3 ose 4 javore, ndërkohë që nervat e palcës kurrizore stimulohen që të fillojnë përsëri funksionimin. “Unë i kuptoj rreziqet e një operacioni të tillë. Janë të shumta. Ne nuk mundemi as ta imagjinojmë dot se çfarë mund të shkojë gabim. Kam frikë se nuk kam për të jetuar aq gjatë sa për të parë dikë tjetër në vendin tim.”