Torino, një pajisje për të monitoruar ulçerën

Një pajisje për të monitoruar ulçerën me ndihmën e një smartphone, një printim në 3D të indeve biologjike të pacientëve janë disa nga teknologjitë e krijuara nga Politekniku i Torinos.

Ato tashmë do të eksperimentohen në mënyrë reale në strukturat e shëndetësisë në këtë qytet, shkruan Ansa. “Një marrëveshje e re, inovative dhe e rëndësishme pasi vendos në kontakt entin që bën kërkime në fushën e shëndetësisë dhe e gjitha kjo më pas shkon në një aplikacion”, thotë zv.drejtori i transferimeve teknologjike të Politeknikut, Emilio Paoluçi.

Sipas Flavio Borasos, drejtorit të përgjithshëm të spitalit Asl To3, sot në botën e kërkimit janë dhe spitalet dhe sigurisht që nuk mund të rrinë më të izoluara.

/ Top Channel