Të paktën 92 të vdekur, 180 të palgosur dhe 200 të zhdukur nga rrëshqitja e tokës në Kolumbi

Të paktën 92 të vdekur, 180 të palgosur dhe 200 të zhdukur nga rrëshqitja e tokës në KolumbiTë paktën 94 persona kanë vdekur dhe 180 janë plagosur ndërsa rreth 200 të tjerë janë shpallur të humbur pas një rrëshqitje të tokës që goditi qytetin e Mokoas, në jug të Kolumbisë, njoftoi sot Kryqi i Kuq.

“Kemi 92 të vdekur dhe 180 të plagosur dhe rreth 200 persona të zhdukur”, deklaroi Cesar Uruena, drejtori i përgjithshëm i forcave të shpëtimit të Kryqit të Kuq kolumbian pas dramës që ndodhi sot, pas shirave shumë të rrëmbyeshëm.

“Ka rreth 17 lagje të prekura, ndërsa bilanci i mëparshëm fliste për 23 të vdekur”, situata mund të përkeqësohet, thekson Kryqi i Kuq.