Stuhi shkatërruese në Kaliforni, raportohet edhe për viktima.

Një stuhi  e fuqishme ka goditur pjesën jugore dhe qendrore të Kalifornisë, duke sjellë erëra të forta dhe shi të dendur.

Dy persona janë vrarë dhe qindra fluturime janë anuluar.

Stuhia ka filluar të premten, dhe ka shkaktuar dëme të mëdha duke rrezuar pemë, linja të energjisë ku si pasojë ka mbetur një person i vdekur nga goditja elektrike, ndërsa një tjetër është zhytur me makinë në ujë dhe ka vdekur, raporton AP.

Më shumë se 60 mijë njerëz në Los Angeles kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të stuhisë.

Në pjesët më të rrezikuara të Kalifornisë është urdhëruar evakuimi i popullsisë për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e dheut dhe erozioneve.

Stuhia ka bërë që të ketë vonesa dhe anulimin e mbi 300 fluturimeve. Shirat e dendur kanë bërë që lumenjtë të dalin nga rrjedha e tyre dhe të shkaktojë përmbytje. Gjithashtu, ka pasur edhe rrëshqitje të tokës në zona kodrinore, ndërsa disa rrugë janë mbyllur pasi janë përmbytur totalisht.

Stuhia ishte më e fuqishme në jug të Klifornisë, por shumë shpejt u përhap edhe në veri të San Franciskos, kjo ka       bërë që të evakuohen më shumë se 188.000 njerëz.

Shërbimi Kombëtar i motit ka paralajmëruar se kjo mund të jetë një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur Kaliforninë e Jugut që nga janari i 1995.Stuhi në Kaliforni