Shqipëria përzgjidhet nga UNECE: 500 mijë euro për strehimin dhe zhvillimin urban

Shqipëria përzgjidhet nga UNECE: 500 mijë euro për strehimin dhe zhvillimin urbanShqipëria, vend anëtar i OKB-së, së bashku me 192 vendet anëtare të OKB-së, është angazhuar për zbatimin e Axhendës 2015-2030 për zhvillimin e qëndrueshëm. Axhenda për zhvillimin e qëndrueshëm përbëhet nga 17 objektiva madhorë, në të cilën MZHU, angazhohet dhe jep kontribut për objektivin 11” Të bëjmë qytetet dhe vendbanimet njerëzore, gjithpërfshirëse, të sigurta, elastike dhe të qëndrueshme”.

Për realizimin e këtij objektivi dhe zbatimin e axhendës në tërësi, Ministria e Zhvillimit Urban, është përzgjedhur fituese për projektin e transhit të 10 të UNDA “Evidentimi i politikave për një strehim dhe zhvillimi urban të qëndrueshëm në vendet me ekonomi në tranzicion”. Është hera e parë që Shqipëria/MZHU përfiton një projekt me vlerë 500.000 euro nga UNECE, UN-Habitat për realizimin dhe zbatimin e objektivave të përcaktuara në Agjendë, në nivel kombëtar si dhe për përforcimin e kapaciteteve kombëtare për zhvillimin e politikave të qëndrueshme.

Në këtë kontekst në datat 4 – 7 Prill, në Tiranë do të mbahet  misioni i parë për këtë projekt, ku do të diskutohet me aktorë të ndryshëm në MZHU, institucionet e varësisë, por edhe institucione të tjera relevante për projektin.

Projekti i financuar nga UNDA (United Nations Development Account)-UNECE,  synon të forcojë kapacitetet  kombëtare për zhvillimin e politikave të qëndrueshme në fushën e strehimit dhe zhvillimit urban, në katër vendet e përzgjedhura, përfituese të projektit të transhit të 10: Shqipëri, Gjeorgji, Kirgistan, dhe Ukrainë.

Ky projekt do të asistojë qeveritë kombëtare në përgatitjen e dokumenteve politik dhe udhëzuesve për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave kombëtare mbi strehimin dhe zhvillimin urban, duke ofruar këshilla për evidentimin e politikave, promovimin e bashkëpunimit ndër-sektorial dhe ngritjen e kapaciteteve për një strehim të qëndrueshëm përmes ofrimit të shërbimeve këshillimore, materialeve trajnuese, organizimit të punëtorive dhe trajnimeve online.

Gjatë projektit synohet të hartohet një Plan Kombëtar Veprimi i cili do të monitorojë realizimin e implementimit të Strategjisë së Strehimit Social 2016-2025, Planeve Kombëtar për zhvillimi e Territorit dhe Menaxhimin e Tokës, duke I ndërlidhur këto dokumente me Kartën e Gjenevës dhe Axhendën e re Urbane.