Shqipëria humb me rezultatin 2:0 në Itali.

shqiperi italiKombëtarja shqiptare ka pësuar humbjen e tretë më radhë, pasi është mposhtur nga Italia me rezultat të pastër 2:0.

Italia ka arritur që ta mposhtë Shqipërinë me rezultatin 2-0.

Ajo kaloi në avantazh pas penalltisë që shënoi De Rosi në minutën e 12. Basha shkaktoi faullin dhe gjyqtari nuk fali duke akorduar penalltinë për Italinë.

Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë ku Cikalleshi që në minutën e parë pati rastin e artë për gol ku gjuajtja e tij brenda zonës kaloi ngjitur me shtyllën.

Një tjetër rast pati edhe Roshi që në minutën e 22 i vetëm me Buffon nuk arriti që të realizonte një gjuajtje të fortë.

Për golin e sigurisë te italianët realizoi Immobile, gol që u shënua në minutën e 71-të. Për disa minuta kjo ndeshje u ndërpre, pas hedhjes së fishekzjarrëve nga tifozët shqiptarë. Shqipëria mbetet në vendin e katërt në grupin G, me 6 pikë të grumbulluara.

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Gianni de Biasi edhe pse doli i humbur nga ndeshja me Italinë sërish është shprehur optimist në lidhje me ndeshjen e zhvilluar ndaj kombëtares azzure.

“Kur luan me skuadra si Italia e Spanja edhe nuk shënon gol. Ne bëmë lojën tonë dhe krijuam rastet tona, ndërsa vumë në vështirësi Italinë, e cila nuk mendoi se Shqipëria do të luante kështu, por nuk shkuam dot te goli”, u shpreh De Biasi.

Sipas tij, “kjo ishte gjëja më pozitive e ndeshjes së sotme. Skuadra nuk u tërhoq deri në momentin e fundit. Lojtarët e Italisë janë në gjendje shumë të mirë, ndërsa dhe lojtarët bënë të pamundurën. Ne shpresuam deri në pësimin e golit të dytë, por ky është futbolli. Kemi vuajtur në një ndeshje të pranueshme edhe nga mënyra se si shkoi”.

“Nuk do të bëja një formacion tjetër”, është shprehur De Biasi i cili u shpreh se kërkonte të paktën një barazim.

Në takimet tjera të Grupit G, Spanja ka mposhtur 4:1 Izraelin, ndërsa Maqedonia ka mposhtur 3:0 Lihtenshtajnin.