SHBA – FMN: Greqia duhet të bëjë më shumë progrese

SHBA – FMN: Greqia duhet të bëjë më shumë progres.

Fondi Monetar Ndërkombëtar përshëndeti sot lëshimet bëra nga Greqia për zgjidhjen e ngërçit me kreditorët dhe për të çuar përpara planin e shpëtimit, por theksoi se më shumë progrese mbeteshin të nevojshme.

Në përfundim të takimit të ministrave të Financave të zonës euro në Bruksel, Athina pranoi të merrte masa që do të mundësonin përmbushjen e objektivave të vendosur nga kreditorët evropianë.

“Mbi këtë bazë ne kemi pranuar të ridërgojmë misionin (përfaqësuesit e kreditorëve të Greqisë, zonës euro dhe FMN-së) në vend”, theksoi FMN-ja në një komunikatë.

“Më shumë progrese do të ishin të nevojshme për të kapërcyer mosmarrëveshjet mbi çështje të tjera të rëndësishme dhe është shumë herë për të spekuluar mbi perpektivën e arritjes së një marrëveshjeje gjatë këtij misioni”, theksoi FMN.