SERBI – Fitore e bujshme e kryeministrit Vuçiç në zgjedhjet presidenciale

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç doli fitues që në raundin e parë në presidencialet e së dielës përballë dhjetë kundërshtarëve që e kanë akuzuar për autoritarizëm gjatë fushatës elektorale.

Këto dyshime nuk i kanë lëkundur aspak zgjedhësit, personi më me ndikim në vend, 47 vjeçari fitoi rreth 55 për qind të votave, shumë më përpara se pasardhësi i tij i qendrës së majtë, Sasa Jankovic i cili mundi të marrë vetëm 16 për qind të votave, ndërsa artisti Luka Maksimovic me 9,3 për qind, sipas vlerësimeve të Insitutit Ipsos.

Me një autoritet të spikatur në vend, Aleksandër Vuçiç një ish-ultranacionalisti i konvertuar në qendrën e djathtë dhe me një qasje nga Bashkimi Evropian, kryeministër që nga viti 2014 nuk ka të ngjarë të ndalet.

Aktualisht honorifik, pozita e presidenditi do të rivendosë në pesë vitet e ardhshme me Vuçiç, rëndësinë që kishte nën drejtimin e liberalit, Boris Tadiç (2004-2012). Kryeministri i ardhshëm premtoi se do të jetë një bashkëpunëtor i tij.