Sëmundjet tumorale, Mjekët japin alarmin

MSëmundjet tumorale, Mjekët japin alarminjekët pohojnë se në vitet në vijim do të jenë një katastrofë në përhapjen e sëmundjes së kancerit, nëse nuk rritet kontrolli mbi sigurinë ushqimore, nuk frenohet duhanpirja dhe nuk ulet ndotja në mjedis.

Shifrat janë alarmante duke qenë se në dhjetë vitet e fundit numri i të prekurve është rritur me 70%. Në vitin 2002, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) numëronte 41 diagnoza për 10 mijë banorë në Shqipëri, ndërsa në 2014-ën u numëruan 73 persona për 10 mijë banorë.

Më të prekurat nga këto sëmundje janë gratë, ku tumoret më të përhapura janë ata në uterus dhe gji. Ndërsa, mjekët pneumologë pohojnë se janë shtuar dukshëm rastet e tumoreve të mushkërive për të cilat bëjnë shkaktarë pirjen e cigares dhe ndotjen e mjedisit.

Shqetësues është dhe fakti që moshat e reja janë ato që po preken më shumë. 15% për qind e të diagnostikuarve me kancer i përkasin moshës 35-44 vjeç, kur një dekadë më parë përqindjet më të larta i kishin moshat mbi 60 vjeç.

Specialistët e spitalit onkologjik bëjnë me përgjegjësi ndotjen e mjedisit dhe dhe dietat ushqimore. Ata pohojnë se rastet më të shumta janë zonat e ndotura të vendit sidomos, qytetet industriale, si Elbasani, Fieri dhe zonat kufitare të vendit.

Nëse nuk ndërmerren masat e duhura në kohë nga ana e qeverisë, mjekët parashikojnë se vitet e mëvonshme do të jenë një katastrofë në përhapjen e sëmundjes.