Sa duhet të jetë temperatura në dhomën ku fle bebja?

Dihet se kujdesi ndaj një të posalinduri duhet të jetë maksimal.

Kujdes i veçantë duhet kushtuar temperaturës së dhomës në mënyrë që ta mbajmë në nivel shëndetin e foshnjës.

Mjekët tregojnë se temperatura maksimale në dhomën e bebes duhet të jetë 25 gradë celsius.

Në rast se temperatura në dhomë është më e lartë, mund të rrezikoni që beba të sëmuret lehtësisht ngaqë nuk krijon imunitet dhe është lehtësisht i ndjeshëm ndaj çdo ndryshimi të temperaturave.