Rritet siguria rreth ishullit të pelikanëve në Parkun e Divjakës

Ai është një ishull i vogël në mes të lagunës së Karavastasë, ku strehohen dhe shumohen Pelikanët Kaçurrel, një specie e rrezikuar për vendin tonë.

Shkak i dëmtimit në vite kanë qenë peshkatarët dhe banorët e zonës rreth habitatit të tyre.

Lundrimi shumë afër ishullit edhe sot është një problem shqetësues për këtë lloj pelikani, pasi për të është e nevojshme që të krijohet qetësia e duhur për riprodhim dhe që të rikthehet në ditët e tij më të mira.

Në kuadër të projektit “Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut”, PPNEA në bashkëpunim me AdZM Fier dhe me mbështetjen e Noe Conservation dhe EuroNatur, shtuan numrin e bovave sinjalizuese në zonën rreth ishullit të Pelikanit. Distanca e lejuar e afrimit apo lundrimit pranë ishullit është prej një  rreze 200 m nga ishulli.

Qëllimi kryesor i këtij kufizimi me sinjale të dukshme është rritja e ndërgjegjësimit i peshkatarëve  dhe vizitorëve turistik apo të tjerë.