Rolex kompania me e njohur për vitin 2017.

RolexPër të dytin vit radhazi, Rolex KA kryeson listën e 100 kompanive më me reputacion në planet. Rolex mban këtë pozicion në bazë të një anketimi ku vlerësimin më të lartë e mori përceptimi për performancën e saj, por ehde shërbimi dhe produktet.

Anketimi është kryer nga Reputation Institute (RI), një firmë konsulente për menaxhimin e reputacionit me bazë në Boston që nga viti 1997. RI regjistron rezultatet kompanive në shtatë kategori: produkte dhe shërbime, risi, vendi i punës, drejtimi, shtetësia, udhëheqja dhe performanca.

Pse ka rëndësi perceptimi për një kompani globale? Sipas RI, reputacioni drejton biznesin. Sa më i lartë rezultati që një firmë merr, aë më shumë ka të ngjarë që prodhimet e saj të blihen ose të rekomandohen.

Një tjetër kompani me performancë të lartë renditet Lego, që kërceu në vendin e dytë nga pozicioni i gjashtë renditur vitin e kaluar.  Në vendin e tretë gjejmë kompaninë Walt Disney, por që krahasuar em një vit më parë ka humbur një pozicion.