Reforma e Arsimit të Lartë, Rama: Rriti cilësinë e pranimit në Universitete.

reforma ne arsimKryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorën ku foli Shqipërinë e Gjenerates Tjeter.

Kryeministri Rama deklaroi se, kjo reformë e Arsimit të Lartë është një domosdoshmëri për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Natyrisht, tha Rama, kjo reformë ka pasur kundërshtitë e veta sepse është reformë e vërtetë. E kemi dëgjuar fjalën reformë dhe më parë, por debatet kanë qenë vetëm në kuadër të diskutimeve parlamentare, por nuk kanë shkuar më tej sepse nuk kanë qenë reforma reale, pasi reformat reale prekin pikat nevralgjike të sistemit. Nga prekja e këtij sistemi ka reagim. Kësaj pasoje i janë shmangur gjithmonë qeveritë shqiptare, duke shtyrë për nesër atë që duhej bërë sot. Si të shtysh për nesër një operacion që i duhet sot organizmit të një sëmuri që vuan nga kanceri. Kjo ka sjellë një degradim të vazhdueshëm të të gjithë organizmit dhe ka sjellë nevojën për të bërë reforma dhe për të bërë shtet.

Natyrisht, shtoi Rama, që nga trupi i mpirë me ilaçe, deri ke operacioni, është një fazë shumë e vështirë. Por a mund të shtyhen më tutje këto reforma duke rënduar me kalbëzim të vazhdueshëm të ardhmen Në këtë debat ka nga njëra anë opinione dhe nga ana tjetër ka fakte. Ka nga njëra anë akuza dhe nga ana tjetër fakte.

Këtë vit, tha Rama, nga 291 programe në total pranë Universiteteve Publike kemi një rritje të cilësisë së pranimeve në 56 prej tyre.

Rritja e numrit të studentëve siç ndodhi në të shkuarën nuk rrit cilësinë e Arsmit të Lartë, përkundrazi nuk u shoqërua me rritje të financimit të Univeristeteve dhe skema e financimit që e ndryshon ky ligj ishte një skemë parazitare. Pa asnjë mekanizëm transparence dhe llogaridhënieje dhe pa asnjë incentivë për Universitetet që të jenë konkurrues. Ndërsa skema sot nuk financion privatin siç thuhet, por është financim publik drejte për studentitn. Sepse fëmijet e prindërve që shkojnë tek privat nuk janë të njerkës. Ne sot kemi institucione të Arsimit të Lartë që financohen nga privati, por që duhet t’i përgjigjen po atyre kritereve që aplikohen tek Universiteti Publik. E njëjtja platformë dixhitale që shërben për të gjithë procesin e shërbimit publik, shërben edhe për Universitetin Privat, deklaroi Rama.