Përkëdheljet, ilaç për fëmijët tuaj!

Përkëdheljet e ëmbla janë shumë të rëndësishme për të gjithë, veçanërisht për fëmijët. Një studim i universitetit Oxford ka zbuluar se ato ndikojnë si të ishin ilaç natyral edhe në raste dhimbjesh. Rezulton se janë në gjendje të reduktojnë tek të vegjlit deri në 40% perceptimin e dhimbjeve.

Studiuesit janë përqëndruar tek fëmijë të shtruar në spital. Ata kanë ndjekur dhe monitoruar aktivitetin cerebral të 32 përqind të tyre gjatë procesit të marrjes së analizave të gjakut. Një pjesë përkëdheleshin me një penel gjatë procesit dhe ky grup shfaqte 40% më pak aktivitet të dhimbjes në tru në krahasim me grupin tjetër.

Prekja duket se është shumë më e fuqishme nga sa mendohej dhe pa efekte anësore specifikojnë studiuesit, të cilët shpjegojnë se pavarësisht se prindi ka intuitë në përkëdheljet e fëmijëve të tyre, shpejtësia optimale mund të jetë 3 cm në sekondë.