Perfeksioni në arkitekturë, Ndërtesat që frymëzojnë të ardhmen.

 

Arkitektura është një formë e vërtetë arti. Tre janë parimet themelore të saj, të qenët funksionale, strukturimi dhe ana pamore. Ndërtesat që do të shihni më poshtë mund të mos i qëndrojnë besnike të gjitha kritereve, por takohen të gjitha në një pikë, tek të qenët ndryshe. Arkitektura e tyre e veçantë i ka bërë vendet ku ato ndodhen disa nga destinacionet e preferuara për turistët në botë dhe me të drejtë.

1. Pallati – flluckë i Pier Cardin

Është në fakt në shitje dhe mund të bëhet i juaji për 456 milionë dollarë. Që nga të ftuarit Vip tek festat e luksit dhe pritjet e modës, muret e këtij megakompleksi kanë parë shumë. Përgjegjës për arkitekturën është arkitekti Antti Lovag. Ndërtimi filloi në 1975-n dhe përfundoi në 1989-n. Hapësira është 1200 m2, përmban 10 dhoma gjumi, 3 pishina dhe një amfiteatër prej 500 vendesh.

  1. Montaña Mágica Lodge – Puerto Fuy, Chile

Është gjithmonë frymëzuese kur arkitektët përziejnë natyrën me strukturat e ndërtuara nga njeriu. Ky hotel unik i mbuluar me myshk dhe hardhi është në fakt një vullkan i improvizuar që nxjerr një rrjedhë të vazhdueshme uji. “Mali Magjik” kompletohet me një urë druri me litarë, ndërtuar në natyrë në mes të Maleve Ande. Vetëm 13 dhoma janë të disponueshme dhe ju mund të arrini aty duke ecur përgjatë xhunglës, në këmbë. Ky stil arkitekturor përngjan me atë të përrallave, gjë që rrallë e gjen në botën moderne.

  1. Nautilus House – Mexico City, Mexico

Karakteri i saj artistik është i pamohueshëm për vetë stilin që ajo ka.

Nëse gjatë kohës kur ishit fëmijë kërkonit gjithnjë për guacka të veçanta në plazh, tani një të tillë e gjeni në mes të Meksikës. Arkitekti, Javier Senosiain, donte të sillte jetën ujore organike në këtë formacion. Ambienti i brendshëm i shtëpisë  përzien natyrën me prakticitetin dhe krijon një mjedis social me dizajne të përthyera. Kjo rezidencë është kombinimi perfekt midis arkitekturës moderne dhe artit kontemporan.

  1. Indira Gandhi Planetarium – Lucknow, India

Në Lucknow, në Indi, do të gjeni një nga dizajnet më kreativë të planetit. E vendosur mbi një platformë, ajo është një ndërtesë në formë sferike e kompletuar me 5 unaza, krijuar për t’i përngjarë planetit Saturn. Platforma rrethohet nga një pishinë me një strukturë burimesh uji, që e bën akoma më të veçantë ndërtesën. Në 2003-në u mundësua ekspozimi publik i planetarit, i cili që atëherë ka tërhequr turistë nga gjithë bota. Brendësia e strukturës përmirësohet vazhdimisht me përditësime  nga bota e astrologjisë. Ju mund të përjetoni një udhëtim përmes yjeve dhe të prekni virtualisht planetët, yjet dhe universin. Gjithashtu, janë të programuara minishfaqje që zgjasin rreth 30-45 minuta.

  1. Cubic Houses – Rotterdam, Netherlands

Mbi stacionin e metrosë “Blaak”, qëndron një seri apartamentesh e njohur si “Shtëpitë kubike”. Në 1977, arkitekti Piet Blom, e dizenjoi hapësirën në Rotterdam për të ndërtuar 55 shtëpi kubike, por ndërtoi vetëm 39 të tilla, të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën. Çdo shtëpi përfaqëson një pemë abstrakte dhe të gjitha bashkë një pyll abstrakt. Brenda shtëpisë, muret dhe dritaret janë me kënde, duke e bërë një të katërtën e hapësirës të papërdorshme. Shtëpitë janë të ndara në 3 kate, kati i parë është dhomë ndenjeje, i dyti dhomë gjumi dhe tualet dhe i treti përdoret për hapësirë kopështi.

  1. R&F Yingkai Toëer – Guangzhou, China

Pjesa më e madhe e qiellgërvishtëseve, janë të mërzitshëm dhe u mungon dizajni interesant. E kuptueshme deri diku pasi qëndrueshmëria dhe siguria janë gjërat që zënë vend të parat në mendjen e arkitektëve. Ndërtesa gjendet në qendër të qytetit  Zujiang dhe qëndron 305 metra e gjatë në mes dy stacione metrosh. Hapësira brenda shfrytëzohet si hapësirë zyrash, por përmban edhe një hotel, 28 godina për aktivitete të ndryshme dhe 145 apartamente. Dizajni është frymëzuar nga bambuja.

  1. Bibliotheca Alexandrina – Alexandria, Egypt

Egjipti është shtëpia e disa prej arritjeve më të mëdha arkitekturore dhe vazhdon akoma të prodhojë të tilla. Kjo pjesë e botës mban informacion dhe dije të gjerë për shumë fusha. Si i tillë, është normale që duhet të kishte edhe një bibliotekë të këtyre përmasave. E ndërtuar në Aleksandrinë e lashtë, ndërtesa nuk është vetëm një vend për librat, por edhe për disa muze, një planetar, një shkollë për informacion shkencor dhe më shumë. Një kompeticion ndërkombëtar për arkitektët në 1989, e nxori firmën e dizajnit Snohetta të parën për ndërtimin e librarisë më të famshme botë.

  1. The Ferdinand Cheval’s Ideal Palace – Hauterives, Francë

Ky fenomen francez ka një histori interesante dhe një dizajn kompleks. Në Prill 1879, një postier me emrin Ferdinand Cheval, u pengua në një gur ndërsa sillej rreth kopshtit të tij. Guri i çuditshëm nxori një shkëndijë dhe gjatë rutinës së tij për në postë, ai filloi të koleksiononte gurë. Në fillim të vegjël që i mbante në xhep, pastaj më të mëdhenj në një shportë deri në më të mëdhenj akoma që i mbante me karrocë. Në 33 vjet, Chevali punoi pa u lodhur kryeveprën e tij personale. Nga gurët e renditur tek kolonat e ndërlikuara, të kompletuara me ulluqe dhe fytyra njerëzore ky nuk është thjesht një pallat, por një vepër arti. Ai përfshin edhe një oktapod, drenushë, elefant, pelikan, arinj dhe zogj. Njerëz nga e gjithë bota vijnë dhe mrekullohen me pamjen. Në 1969, André Malraux, Ministri francez i Kulturës, e deklaroi punën e Chevalit një monument historik.