PARIS – Policia vret një person pas grabitjes së armës një ushtari në aeroportin e Orlysë

Policia vret një person pas grabitjes së armës një ushtari në aeroportin e OrlysëNjë person u vra sot në mëngjes nga forcat e sigurisë në aeroportin e Orlysë, në jug të Parisit, pasi i kishte rrëmbyer armën një ushtari, bëri të ditur Ministria e Brendshme franceze.

Rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, një persona i ka rrëmbyer një armë një ushtari dhe më pas është strehuar në një treg të aeroportit para se të vritej nga forcat e sigurisë, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme franceze.

Nuk ka të plagosur, bëri të ditur i njëjti burim.