Parashikimet e frikshme për 2019-ën!

Presidenti amerikan Donald Trump do të shurdhohet pasi do të preket nga një sëmundje e rëndë. Ky është parashikimi për vitin 2019 i Baba Vangës, gruaja bullgare e konsideruar si konspiracioniste.

Megjithëse ka më shumë se 12 vjet që ka vdekur, parashikimet e saj janë bërë tashmë publike. Përveç Trump, një tjetër udhëheqës botëror do të jetë në vështirësi. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të përballet me një tentativë për ta vrarë nga një pjesëtar i brendshëm i ekipit të tij të sigurisë. Ai duhet të përgatitet gjithashtu për pasojat që do të krijohen nga goditja e Rusisë nga një meteor gjigand.

Baba Vanga ka parashikuar gjithashtu një cunami masiv që do të zhdukë pjesë të mëdha të Azisë. Kurse sa i përket Evropës, kontinenti më i vjetër do të goditet nga një kolaps ekonomik dhe shkatërrues. Pyetja është, a do të ndodhin të gjitha këto parashikime të gruas mistike? Le t’i marrim me radhë.

Vladimir Putin i ka mbijetuar një tentative vrasje ndaj tij në vitin 2012. Presidenti rus tani mban rreth vetes një skuadër snajperistësh, detyra e të cilëve është vetëm të kujdesen për sigurinë e tij.

Sa për Donald Trump që do të preket nga një sëmundje, gjatë këtij viti u raportua se diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë po vuanin pasojat nga humbja e dëgjimit për shkaqe misterioze. Në fakt mendohet të jetë shkaktuar nga rrezatimi i mikrovalëve elektromagnetike.

Për kolapsin ekonomik të Europës, disa ekspertë thonë se kjo pritet të ndodhë në Mars 2019 kur Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi Europian.

Kurse për cunamin e fuqishëm në Azi, vetëm disa ditë më parë Indonezia u godit nga një i tillë, ku humbën jetën më shumë se 200 persona.