Paralajmërohet Lushnja, jo sende në fushë.

Paralajmërohet Lushnja, jo sende në fushë.Gjatë ndeshjes së fundit të luajtuar ndaj ekipit të Pogradecit pavarësisht fitores të ekipit tonë nuk ka munguar hedhja e sendeve në fushë. Gjë e cila nuk i ka shpëtuar vëzhguesve të FSHF të cilët kanë qënë prezent në stadiumin Roza Haxhiu. Si pasojë  Komisioni i Disiplinës në përfundim të mbledhjes ka vendosur mbi parregullsitë e shfaqura në fundjavë, duke paralajmëruar ekipin Lushnjar se në rast përsëritje të hedhjes se sendeve në fushën e lojës, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore të këtij komisioni.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1.Zyrtari i KF “Besa”, Taulant Guma, për sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv.

2.KF “Lushnja”, paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes se sendeve në fushën e lojës, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore të Komisionit të Disiplinës.

3.KF “Korabi” U-17 dhe U-19, për mos paraqitje ne ndeshje me KF “Akademia AAS” U-17 dhe U-19, në bazë te nenit 55 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

4.KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Korabi” U-19, në bazë te nenit 55 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.