Paloka: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e qeverisë.

Protesta e PD-së.
Qytetarë e militantë të PD-së kaluan një tjetër natë në çadrën e
improvizuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë.
Protesta hyn sot në ditën e tretë. Qëndrimi në çadër sipas oranizatorëve
bëhet me turne.

Ashtu siç është parashikuar dhe vendosur nga grupi Parlamentar i PD në
mbledhjen e djeshme dhe me aleatët e saj, duke nisur nga sot do të ketë
përshkallëzim të protestës.

Opozita do të përshkallëzojë protestën nëse nuk do të ketë reagim nga kryeministri Rama. Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, duke folur për Ora News nga çadra para Kryeministrisë tha se do të përdoren të gjitha format për rrëzimin e kësaj qeverie. “Zgjedhje në 18 qershor me Edi Ramën Kryeministër nuk do të ketë” tha ai. Paloka gjithashtu kërkoi që edhe aleati i Ramës në qeverisje, LSI, të mbajë një qëndrim, është apo jo për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kjo çadër është vetëm simboli i protestës sepse protesta e vërtetë, pjesmarrja e ditës së parë të protestës tregoi se shumica e shqiptarëve i janë bashkuar kësaj proteste që është e gjithë qytetarëve. Kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do kishte asnjë obsion tjetër përveç mbështetjes nga të gjthë. I vetmi që nuk e mbështet është Edi Rama dhe një pjesë e mazhorancës.Jemi në ditët e para të protestës, kemi paraqitur kërkesën tonë për zgjidhje, do kërkojmë deri në fund që të realizohet. Kërkesa është vetëm një, largimi i Edi Ramës, nuk ka asnjë obsion tjetër. kushtet tona për të krijuar kuadrin ligjor që zgjedhjet të konsiderohen të paktën të besueshme u refuzuan.Nëse zotëria do bëjë indiferentin dhe arrogantin dhe protesta do të ketë përshkallëzim të saj. Të gjitha format për largimin e kësaj qeverie. Shqipëria me 18 qershor me Edi Ramën Kryeministër nuk do ketë zgjedhje. 

 

Fatkeqësisht Edi Rama ka kaluar në neveri me këtë justifikimin e tij bajat. Sa herë shqiptarët dhe opozita i kapin me brekë nëpër këmbë kanë gjetur këtë batutë të neveritshme se kjo është një komplot për reformën në drejtësi. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk mund të jenë komplot. Nuk na bëjnë përshtyrpje këto deklarata që janë kthyer në neveri. Integrim të Shqipërisë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë dhe këtë e ka bërë të qartë pas shumë vitesh edhe BE.Kjo protestë është për integrimin e  Shqipërisë.