Mercedez-Benz tërheq nga tregu 354 mijë automjete në SHBA.

Mercedez BenzMercedes tërheq rreth 354 mijë automjete dhe makina SUV nga SHBA-të, për shkak se një pjesë e gjeneratorit mund të nxehet dhe të shkaktojë zjarr.

Tërheqja përfshinë modele të caktuara të automjeteve C-Class, E-Class, CLA, si dhe makinat GLC SUV, të prodhuara nga viti 2015 deri në vitin 2017.

Prodhuesi gjerman i automjeteve bëri të ditur se nëse ndodhë që për ndonjë arsye motori dhe marshi nuk funksionojnë, mund të ndodhë që në përpjekjet e mëtejshme të ndezjes së motorit të vijë deri te nxehja e limituesit të energjisë në gjeneratorë.

Gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar kjo kompani ka tërhequr nga tregu rreth 75 mijë makina.

Parashikohet të tërhiqen nga tregu boteror rreth 1 milion makina te gjigandit Gjerman Mercedez Benz.