Menyra sesi te kurseni baterinë e celularit tuaj.

Gjatë një takimi të zhvilluar pak ditë më parë në Kaliforni, “Android Dev”, kompania që ka prodhuar aplikacionin e shumicës së aparateve të teknologjisë së mençur zbuloi se si ngjyrat e përdorura në disa aplikacione mund të ndikojë drejtpërdrejt në baterinë e pajisjes suaj.

Sipas tyre, përdorimi i modalitetit të errët në disa aplikacione mund të jetë një alternativë e mirë, megjithatë, siç e kanë bërë të qartë inxhinierët, ky lloj i kursimit është i mundur vetëm në ekranet AMOLED, jo në ato LCD. Arsyeja është se teknologjia AMOLED përdor dioda që lëshojnë dritë dhe pothuajse nuk harxhon aspak energji kur shfaqet ngjyra e zezë. Në anën tjetër, LCD ka një shtresë që ndriçon kristale të lëngshme edhe kur modaliteti i telefonit tuaj është i errët.

Nga ana tjetër, e bardha është ngjyra që konsumon më shumë energji dhe për fat të keq është ngjyra që përdoret më së shumti në faqet e telefonave të mençur.

Për ta provuar diçka të tillë asistuan drejtuesit e Google, Chris Banes dhe Alan Viverette.