Melania Trump paditë “Daily Mail”

Melania Trump, gruaja e presidentit të ri amerikan ka çuar në gjyq gazetën “Daily Mail” nga e cila kërkon një kompensim të madh financiar për dëmin moral që i ka shkaktuar.

Disa muaj më parë “Daily Mail” ka botuar një artikulli në të cilin pretendonte se para se të martohej me Donald Trump, Melania ka punuar si eskortë luksi.

Gazeta pretendon se informacioni është bazuar në një artikull të një revistë sllovene, e cili ka shkruar se kur Melania ishte ende modele ishte e lidhur me një agjenci mode në New York që ofronte shërbime seksuale për meshkujt e pasur.

Familja Trump ka  reaguar menjëherë duke parashtruar një padi kundër Mail Media, kompanisë që zotëron Daily Mail Online dhe blogerit e producentit të  Radio Webster, Griffin Tarplei, i cili kishte raportuar të njëjtat thashetheme.

Daily Mail e tërhoqi pretendimin  duke thënë se “”Daily Mail” shpreh keqardhjen nëse ndonjë artikulli i yni lë të nënkuptohet se zonja Trump ka punuar si eskortë luksi ose në industrinë e seksit dhe do të tërheqë artikullin”.