Mbytet gomonia pranë Sazanit, policia: Ishte nisur drejt Italisë.

mbytet gomonia ne sazanNjë gomone pranë Sazanit e nisur për në Itali është shpëtuar një natë më parë nga forcat detare. Mësohet se në gomone ndodheshin një shtetas shqiptar dhe një Italian. Sipas informacioneve, shtetasi Bledar Zini Janushaj, nga Vlora dhe shtetasi italian Atilo Giuzepe Dibello, ishin nisur nga brigjet italiane në drejtim të Shqipërisë me gomone, por pranë Sazanit kanë qenë në vështirësi për t’u mbytur dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmë.

Rreth orës 21:10 të mbrëmjes së kaluar, Fora Detare janë njoftuar për rastin nga Policia e Vlorës dhe nxorën menjëherë në operacion shpëtimi anijen e gatshme të rojës bregdetare “Mati”.

Mësohet se në orën 22:50 anija “Mati” arriti të gjejë e lokalizoj skafin, ndërsa ka kryer disa herë manovra për të bërë të mundur tërheqjen e skafit, por për shkak të motit tepër të rënduar është këputur cima.

Personat në bordin e skafit njoftuan se skafi po merrte ujë dhe si rrjedhojë rrezikonin jetën në mjet. Në orën 00:35 është bërë i mundur imbarkimi i personave në bordin e Anijes “Mati”.

Fatmirësisht gjendja shëndetësore e dy shtetasve është e mirë. Dy personat u shoqëruan drejt Triportit, ndërsa skafi u mbyt afërsisht 2,2 milje në veriperëndim të Sazanit.

Dy personat janë shoqëruar në polici, por nuk ka detaje të tjera përveç faktit se gomonia ishte nisur nga Italia./topchannel/