May: Skocia e pavarur nuk do të ishte pjesë e BE-së

Një Skoci e pavarur nuk do të mund të ishte pjesë e Bashkimit Europian. Kështu është shprehur kryeministrja britanike, Theresa May, gjatë kësaj të mërkure, pasi kohësh të tëra mosreagimi ndaj veprimeve të kryeministres skoceze Sturgeon që kërkon mbajtjen e një referendumi të dytë për shkëputje nga mbretëria ishullore.

Shumica e skocezëve mbështetën qëndrimin në BE gjatë referendumit të vitit të kaluar, ndërsa partia në pushtet “Partia Kombëtare Skoceze” (SNP), e cila humbi përpjekjen e parë për pavarësi në vitin 2014, ka bërë të ditur se do të zhvillohet një tjetër votim për këtë çështje, nëse pikëpamjet e tyre ndaj “Brexit”-it do të refuzohen në negociatat e ardhshme për divorc nga Brukseli.

Të martën, Parlamenti skocez refuzoi planet për “Brexit” nga May në një votim simbolik dhe jodetyrues.

E pyetur nga një ligjvënës i “SNP”-së nëse ajo do të vijonte dhe të aktivizonte divorcin e Britanisë nga BE-ja pa rënë dakord për një pozicion negociues mbarëkombëtar brenda ishullit, May u përgjigj:

“Ai iu referohet gjithnjë interesave të Skocisë brenda Bashkimit Europian. Një Skoci e pavarur nuk do të ishte pjesë e BE-së”.

/ Top Channel