Marine Le Pen nën hetim nga gjykata për aferën e asistentëve fiktivë në PE.

Marine le penShefja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen është thërritur nga gjykata, me mundësinë për ndëshkim, në kuadër të hetimit mbi dyshimet për punësime fiktive të asistentëve parlamentarë të partisë Fronti Kombëtar në Parlamentin Evropian (PE), sipas burimesh pranë kësaj dosje.

Deputetët evropianë votuan për haqjen e imunitetin të radikales Marine Le Pen, në mënyrë që të lejojnë prokurorët francezë të nisin hapa ligjore kundër udhëheqëses së të djathtës ekstreme, për publikimin e imazheve të vrasjeve të kryera nga Shteti Islamik.

Anëtarët e Komitetit për Çështjet Ligjore të PE-së mbështetën me shumicë dërrmuese heqjen e imunitetit të Le Pen, pas kërkesës së prokurorit të komunës Nanterre në Paris, sipas ligjit francez që ndalon shpërndarjen e imazheve të dhunshme apo atyre që nxisin terrorizmin.

Udhëheqësja e Frontit Nacional, Marine Le Pen është deputete e Parlamentit Europian që prej vitit 2004. Ajo i publikoi fotot me imazhe brutale në dhjetor të vitit 2015, si reagim ndaj një gazetari që krahasoi Frontin Nacional me Shtetin Islamik.

Sipas ligjit francez, dënimi maksimal për shpërndarjen e imazheve të dhunshme është 3 vite burg dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh. Ekspertët thonë se kjo çështje ligjore ndaj Le Pen pritet të përfundojë shumë kohë pas zgjedhjeve presidenciale franceze, ku kryetarja e Frontit Nacional pritet që të arrijë në raundin final.

Kandidatja në presidencialet franceze, që është në krye të sondazheve për raundin e parë të zgjedhjeve më 23 prill, pohoi në një letër të dërguar tek gjyqtarët se ajo do t’i përgjigjet kësaj thirrje vetëm në fund të fushatës, një informcaion i konfirmuar nga avokati i saj, Rodolphe Bosselut.