Maqedoni, protesta kundër platformës shqiptare.

Maqedoni, protesta kundër platformës shqiptare.Qindra protestues në Prilep të Maqedonisë sërish mbrëmjen e djeshme kanë protestuar kundër platformës shqiptare dhe kundër dygjuhësisë.

Protestuesit kanë marrshuar në rrugët e Prilepit duke thënë “JO” për dygjuhësinë dhe debatit për ndryshuar himnin dhe flamurin dhe stemën e Republikës së Maqedonisë.

Në protestat janë vërejtur edhe disa protesteus me bereta, për të cilët sot u përhapen disa foto për grupe paramilitare nën emblemën “patriotët”.

Po ashtu në këtë protestë janë shfaqur edhe flamuj të zinj në të cilën shkruhen “Liri a Vdekje”

Protesta e antishqiptare, e filluar më 27 shkurt, që është në mbështetje të presidentit Gjorge Ivanov, i cili refuzoi të mandatojë kreun e LSDM-së, Zoran Zaev.

Si zakonisht, ata në shenjë proteste u tubuan para Qeverisë së Maqedonisë, për të vazhduar drejt Kuvendit të Maqedonisë, nga ku organizatorët apeluan që të mos pranohet platforma shqiptare, sipas tyre “e përgatitur nga Tirana zyrtare me anë të së cilës synohet të dëmtohet karakteri unitar, sovraniteti dhe pavarësia e Maqedonisë.