Makina fluturuese, Gati për fluturim në fund të 2017-ës

Makina fluturueseDo te jete elektrike  dhe  autonome. ” duket si  fantashkencë . Por vërtetë po e realizojmë projektin e makinës fluturuese ; brenda  fundit të këtij viti do të kemi testimet e para ” -kështu deklaron  Zach Lovering , 32 vjecar  drejtues projekti në  Airbus  i cili ne bashkëpunim  me  një staf prej pesedhjetë personash në Santa Clara ( Kaliforni) po ndërton një makinë elektrike  fluturuese totalisht autonome.

Nje mjet i shënjte per induistët  që po merr jete në jug të Silicon Valley  për tu mundësuar fluturimi testues  brenda fundit të vitit. “Mund të thërritet nëpërmjet një aplikacioni  si cdo taxi tjetër . Pasi keni lidhur rripin e sigurimit vendosni destinacioni  dhe  taksia fluturuese do ju dërgojë në destinacion. Për gjithë këtë proces mendon Vahana.

Në qoftë së nuk do të ishte Airbus ,ëndrra e Lovering do të ishte arkivuar  si një startup vizionar.Por kollosi  gjigand europian i aviacionit  e ka marrë seriozisht këtë projekt . Kështu deklaron administratori i deleguar i  Airbus  , gjermani  Tom  Enders i cili flet për “lëvizje urbane ajrore”. Beson  në këtë projekt deri në ate pikë saqë ka formuar një departament të  quajtur A3, në të cilin ka mbledhur figura si  Rodin Lyasoff i cili  punoi për dy vite  në MIT ( Massachusetts Institute of Technology) dukë përpiluar algoritme të ndryshme për helikopterët  akrobatike  si dhe  Zach Lovering  i cili me parë ka punuar për kompaninë Zee.Aero te  Larry Page bashkëthemelues  i Google  i cili ka të njëjtin projekt në fazë zhvillimi.

Ne harkun kohor të dhjetë viteve rreth gjashtëdhjetë përqind e botës do të jetojë në qytete gjigante si Tokio , Pekini , San Paolo apo Nju Jork. Nuk duhet sfera e kristaltë për të kuptuar se biznesi i trasportit do të jetë një biznes miliardar. Parashikimit apokaliptike nuk mungojnë. Në bazë të përllogaritjeve  rezulton se  londinezet do të humbasin në trafik gjatë një viti kohën  e barabartë me tridhjetë e pesë ditë pune.

Njëqind vjet më  parë trasporti urban filloi të levizë nën tokë nëpërmjet  metrove, tashmë kemi teknologjinë  që këtë trasport ta drejtojmë  edhe nga ajri, deklaron Enders, administratori  i  AIRBUS. Që në muajin Gusht të vitit të kaluar  ato kishin deklaruar  projektin për ndërtimin e taksive ajrore , por askush nuk besonte se faza e testimit do të ishte aq e afërt.Shihet  se euforia e kontratave për të shitur 731 aeroplane të rinj  me vlerë njëqind e katër miliardë dollarë ka shtyrë kompaninë AIRBUS  që ta përshpejtojë këtë  proces  duke pasur në dispozicionin një gjendje të mirë financiare.

“Eshtë më pak komplekse  sesa duket ” -tregon Zach Lovering.” Inteligjenca artificiale e një  makine me drejtim autonom duhet te marre parasysh  nje pafundesi variablash . Ne ajer pengesat jane me te pakta .Po mendojme per nje sistem korridoresh ajrore mbi qytete  se bashku  me zona ulje dhe ngritje te taksive ajrore ne pika strategjike  si aeroporte , stacione treni , qendra qyteti etj.Si dhe per Vertiport  sic quhen platformat per mjetet ajrore mbi rrokaqiej.

Për të parë Los Angeles në versionin  Blade Runner ” do të duhen të pakten dhjetë vjet” deklaron Lovering.Por aktualist po hedhim hapin  e parë.

“Na duket si dicka qe i përket të ardhmes” – shprehen burime nga Komisioni Europian.Por jemi koshient që hapësira ajrore urbane duhet menaxhuar me qëllim krijimin e standarteve për të bërë të mundur levizjen e droneve. Nuk kanë marrë parasysh  në këtë rast edhe  fenomenin e taksive urbane ajrore i cili po bëhet realitet.