Lushnja shkatërron 4 – 0 Sopotin dhe vashdon e vetme kryesimin.

Lushnja 4 - 0 SopotiLushnja fitoi 4-0 me Sopotin në “Roza Haxhiu” në javën e 16-të të Kategorisë së Parë dhe udhëheq e qetë Grupin B. Skuadra e Artan Banos shënoi dy gola në cdo pjesë, duke dominuar në lojë ndaj një skuadre ndjeshëm më inferiore në cilësi. Në minutën e 29-të Mikel Canka në ditën e 30-vjetorit të lindjes realizoi golin e parë me një goditje nga vija e 16 metrave. Për të ky ishte goli i shtatë në këtë edicion të Kategorisë së Parë. Në fund të pjesës së parë (43) Cela ekzekuton me zgjuarsi një goditje të lirë, por portieri Bejte e devijon topin aq sa për të mos përfunduar në rrjetë, megjithatë aksioni ndiqet nga Sefa që thjesht e shtyn topin përtej vijës fatale.

Në minutën e 66 tjetër goditje e lirë për vendasit nga një pozicion i përshtatshëm, këtë herë finalizimi i Celës përfundoi direkt e në rrjetë.

Canka humbi një rast përballë portierit në të 80-ën, por nuk bëri të njëtin gabim Branica, që vulosi shifrat në 4-0.