Lushnja me hap kampioni, mund Pogradecin 2-1

 Lushnja me hap kampioni, kalon edhe PogradecinLushnja nuk e ndal hapin drejt Superiores, teksa ditën e sotme ka marrë një fitore tepër të rëndësishme për të mbajtur vendin e parë. Skuadra e drejtuar nga Artan Bano mposhti me shifrat 2-1  në shtëpi Pogradecin, skuadër që I shkaktoi humbjen e parë sezonale në fundin e fazës së dytë. 
 
Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur dhe e fortë ajo mes dy skuadrave, teksa është luajtur një futboll I vërtet dhe burrëror. Lushnja kaloi fillimisht në avantazh me anë të Cankës në minutën e 28′-të dhe u mendua se do të ishte gjithçka e lehtë, por rezultati do të barazohej shumë shpejt.  
 
Topllari në minutën e 38′ në pjesën e parë barazoi gjithçka, duke bërë që takimi të rihapej edhe njëherë. Më pas skuadrat zhvilluan një luftë të vërtetë mes tyre, teksa Pogradeci e kishte synimin për të ndalur kryesuesit në këtë ndeshje. Pas shumë përpjekjeve të Lushnjes, goli do të vinte në fund të ndeshje. 
 
Në minutën e 81′ është Ruço që me golin e tij I jep fitoren skuadrës lushnjare, që kështu tregon edhe njëherë forcën që ka duke udhëhequr bindshëm tashmë renditjen dhe duke qenë kandidatja kryesore për të kaluar në Superiore.  
 
Ndërkohë, Pogradeci I dalë jashtë çdo objektivi luajti mjaft fort, teksa nuk arriti dot që të përsërisë atë ndeshje të fazës së dytë.