Lundronin ilegalisht me skaf në ujërat shqiptare, kapen dy grekët

 Materialet në ngarkim të S.P, 40 vjeç, dhe N.P,63 vjeç, të dy banues në Korfuz i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.Dy shtetas grekë janë ndaluar nga policia kufitare shqiptare, pasi janë kapur duke lundruar ilegalisht në ujërat tona territoriale.

Sipas të dhënave nga policia e Sarandës, këta dy këta shtetas grekë, u kapën në brendësi të ujërave territoriale shqiptare me mjetin e tyre skaf “Thallasa”. Dyshohet se ata janë kapur në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale shqiptare. Materialet në ngarkim të S.P, 40 vjeç, dhe N.P,63 vjeç, të dy banues në Korfuz i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Do të jenë hetimet dhe marrja në pyetje e dy shtetasve grekë, ato çka do të hedhin më shumë dritë mbi rastn