Lulja, filtruesi më i mirë i ajrit në shtëpitë tuaja

luletDëshironi ta filtroni ajrin në shtëpi? Atëherë nuk keni nevojë të blini produkte të shtrenjta për këtë gjë.

Ajri mund të filtrohet edhe me lulet e caktuara. Lulet e zakonshme të cilat mbahen brenda në shtëpi shërbejnë si armë e fortë kundër niveleve të larta të ajrit të ndotur.

Lulet janë të njohura edhe si absorbues të gazrave të dëmshëm të cilët gjenden në hapësira të mbyllura. Lulja Aloe Vera është shumë e lehtë për t’u mirëmbajtur dhe i heq të gjitha kimikalet e dëmshme. Ajo e pastron ajrin duke e absorbuar dioksidin e karbonit, monoksidin e karbonit dhe formaldeidet.

Veç kësaj, më e mira e kësaj bime është se kur në shtëpi gjendet një nivel i lartë i kimikateve të dëmshme, lulja fillon të zhvillojë pika ngjyrë kafe të cilat ju lajmërojnë se diçka nuk është në rregull. Përveç Aloe Veras, ju mund ta përdorni edhe fikusin. Fikusi nuk kërkon shumë dritë dhe në mënyrë të suksesshme pastron ajrin.