Lotaria Amerikane, Njoftim i rëndësishëm vjen nga ambasada e SHBA-së

Një njoftim i rëndësishëm ka ardhur nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë, për të gjithë ata që kanë aplikuar për lotari në SHBA. Në njoftimin e saj thuhet se aplikantët nuk do të njoftohen përmes postës elektronike, por aplikuarit duhet të bëjnë vetë kërkim në faqen e departamentit të shtetit.

“Miq, ju lutem mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV­2018 apo jo; ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur. Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa e­maile të rreme, si më poshtë. Ju lutemi shpërndajini ato me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që e­maile të tilla janë të rreme! Nëse ju vijnë të tilla e­maile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA­ve në “Facebook”.