Londra fillon Brexit-in më 29 mars.

brexitQeveria britanike e Theresa May do të aktivizojnë nenin 50 të traktatit të Lisbonës më 29 mars, duke filluar zyrtarisht ndarjen me BE-në, njoftoi sot një zëdhënës i Downing Street.

“Përfaqësuesi i përkohshëm i Britanisë së Madhe në Bruksel njoftoi Bashkimin Evropian këtë mëngjes së Britania e Madhe do të aktivizojë nenin 50 më 29 mars”, njoftoi ky zëdhënës gjatë një konference për shtyp.