Lamtumirë Aretha Franklin! Bota e muzikës në zi për mbretëreshën e muzikës Soul

Ikona e muzikës soul Aretha Franklin është shuar sot në moshën 76-vjeçare e rrethuar nga familja dhe miqtë në shtëpinë e saj në Detroit, pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Franklin kishte anuluar dy koncerte të planikuara për në prill dhe mars të këtij viti dhe nuk kishte dalë në publik që kur mori pjesë në festën e Elton John AIDS Foundation në Nju Jork nëntorin e kaluar. Performanca e saj nale publike ishte në Qendrën Mann në Filadela në gusht 2017.

Krijuesja e hitit “Respekt” u përball me probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit. Në vitin 2011, ajo mohoi zërat se vuante nga kanceri i pankreasit, edhe pse më vonë e pranoi se kishte kryer një operacion. Familja e saj ka bërë thirrje për “lutje dhe privatësi” në këtë kohë