Kualicioni opozitar nuk regjistrohet në KQZ.

opozita nuk firmos ne KQZPartitë e koalicionit opozitar kanë zyrtarizuar sot vendimin se nuk do të lejojnë në Shqipëri zgjedhje fasadë, zgjedhje të kapura nga krimi dhe paratë e drogës.

Këtë vendim opozita ia ka dërguar përmes një letre Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, e cila është firmosur dhe vulosur nga partitë e koalicionit opozitar.

“Ju njoftojmë se kemi vendosur të mos paraqesim kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në KQZ, dhe rrjedhimisht as si koalicion qeveritar, deri në momentin e arritjes së një marrëveshjeje politike që siguron realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri përmes krijimit të një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, që do të sigurojë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës, si dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të votojnë të lirë”, shkruhet në letrën e dërguar KQZ-së.