Kjo 12 vjeçare, më inteligjente se edhe Albert Einstein

Kjo 12 vjeçare, më inteligjente se edhe Albert EinsteinEmri i saj është Nicole Barr dhe ka një konfirmim zyrtar se është më inteligjente se gjenitë më të mëdhenj – Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

Ajo është e bija e emigrantëve romë në Britani, e cila jeton me babain e saj dhe gjysmë motrën në një rimorkio në krahinën Essex, percjell exress.

Në testin zyrtar Mensa të IQ, dymbëdhjetëvjeçarja Nicole arriti rezultin 162, që është rezultati maksimal në testin e inteligjencës njerëzore, shkruajnë mediat britanike.

Nicole, e cila mëson në shkollën lokale, tha se ishte shokuar kur e kuptoi se cili ishte rezultati i testit të saj. Megjithatë, babai i saj thotë se kjo vajzë ka qenë gjithmonë para të tjerëve, se ajo ka qenë gjithmonë e shkëlqyer në matematikë.