Kampion Europe. Izmir Smajlaj nderon Shqipërinë në Beograd.

Izmir SmajlajKa mbërritur në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, kampioni europian në  Atletikë Izmir Smajlaj.

Shumë miq e familjarë ishin në pritje të kampionit i cili u shpreh i emocionuar se medalja i shkonte të gjithë shqiptarëve, mbështetësve dhe familjes së tij.

Smajlaj: “Ishte garë e fortë që e realizova në kërcim të fundit. Familja dhe miqtë më dhanë kurajo atje dhe ia arrita fitoren”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergj Ruli tha: Izmir Smalaj ka treguar se është supertalent. Nëse do të ketë shumë vëmendje dhe do të stërvitet këto 3-4 muaj Izmiri do të dalë dhe kampion në Londër.

Atleti shqiptar Izmir Smajli ka triumfuar në Beograd duke u shpallur kampion Europe.  Ai u rendit i pari në disiplinën kërcim së gjati.

Smajli me distancën e arritur, 8.08 metra, theu edhe rekordin kombëtar.

Smajlaj në hedhjen e parë kërceu 7,81 metra, megjithatë e rregulloi gjithçka me hedhjen e dytë, ku realizoi gjatësinë 8,08 metra, një rekord i ri kombëtar, duke thyer atë që kishte vendosur vetëm pak ditë më parë.

Kampionati Europian i sallave të mbyllura është duke u zhvilluar në Beograd. Ndërkohë, atletja Luiza Gega u rendit në vendin e pestë në garën e 1500 metrave.