Juncker: I skandalizuar nga deklaratat e Erdoganit mbi nazizmin.

BEPresidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker është shprehur i skandalizuar nga deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan që akuzon Gjermaninë dhe Holandën për nazizëm.

“Jam skandalizuar nga ajo që është thënë nga Turqia mbi Holandën, Gjermaninë dhe vende të tjera dhe nuk do të pranojë kurrë këtë krahasim mes nazistëve dhe qeverive aktuale”, deklaroi Juncker në Strasburg para eurodeputetëve, duke reaguar ndaj krizës diplomatike që kundërvë Ankaranë me shumë kryqytete evropiane.