Hidhet shorti për Champions League

Hidhet shorti për Champions LeagueNdeshje të cilat mund te ishin edhe finale Bayern Munich-Real Madrid dhe Barcelona-Juventus janë dy prej supersfidave që sjell shorti i Champions League i hedhur në Nion të Francës për ndeshjet çerekfinale të kompeticionit më të ndjekur në Europë.

Anglezët e Leicester pasi mposhtën spanjollët e Seviljas në 1/8 do të kenë përballë një tjetër ekip spanjoll, Atletico Madridin e drejtuar nga Diego Simeone.

Ndërkohë që Borussia Dortmund dhe Monaco, dy ekipet që dhuruan edhe kualifikimet më spektakolare e thuajse të pamundura në 1/8 do të përballen me njëra-tjetrën.