GREQI – Rreth 25 të arrestuar për dhënien e paligjshme të lejeve të qendrimit

GREQI – Rreth 25 të arrestuar për dhënien e paligjshme të lejeve të qendrimitPolicia greke njoftoi sot se kishte arrestuar 25 persona, mes të cilëve një polic dhe tre funksionarë të prefekturës, akuzuar për dhënien e paligjshme të qindra lejeve të qëndrimit për migrantët.

“Dy noterë dhe një avokat bëjnë pjesë mes të akuzuarve, mes të cilëve dhe 18 grekë”, theksoi policia.

Organizuar nga një ukrainas, rrjeti u ofronte klientëve, shtetas të Evropës Lindore, mundësinë për të marrë kontrata martesore (Pacs) me shtetasit grekë të paguar për këtë qëllim, shpesh të pastrehë ose të varur nga droga, ose për të njohur atësinë e fëmijëve grekë me nëna beqare.

Mbi këtë bazë, migrantët e mundshëm për t’u rregulluar merrnin një leje qendrimi një vjeçare të rinovueshme.

“Rrjeti merrte 6 000-7 000 euro për person”, theksoi policia, që u sekuestroi personave të arrestuar më shumë se 150 kontrata martesore të paligjshme.