“E bukura dhe Bisha”, në krye të klasifikimit në kinematë amerikane.

E bukura dhe BishaFilmi i Disney “E bukura dhe bisha”, vazhdon suksesin në javën e dytë në sallat e kinemave amerikane.

Një studim vlerëson se filmi ka mbledhur rreth 88 milionë dollarë vetëm këtë fundjavë që i shtohen numrit rekord të arritur edhe në kinematë botërore. Në total kinematë në veri të Amerikës kanë mbledhur 317 milionë dollarë. Filmi ka patur një shikueshmëri të lartë edhe në Shqipëri, ku po shfaqet në kinema Imperial.

Versioni aksion i përrallës legjendare ka mbërritur prej 16 marsit 2017 në të gjitha kinematë e botës, 25 vite distancë nga ai i nëntorit 1991, kur doli versioni i animuar në SHBA.

Dy protagonistët interpretohen nga dy aktorë të shkëlqyer Emma Watson, Hermione e famshme e Harry Potter për të Bukurën dhe Dan Stevens në rolin e Princit Bisha.

Regjia është e Bill Condon dhe skenografia Stephen Chbosky. Në film interpretojnë edhe Luke Evans që është Gaston, Emma Thompson në rolin e Mrs.Bric dhe Kevin Kline në rolin e Maurice, babain e të Bukurës. Kolona zanore e filmit mban firmën e Alan Menken, fitues i tetë çmimeve Oscar, dy prej të cilave të marra në 1991, për filmat e animuar.
Filmi risjellë në ekranin e madh personazhet e dashur të një prej historive më të bukura të treguara ndonjëherë.