Dosja e Aldo Bares, Kushtetuesja e dërgon për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për Aldo Baren.

Në vendimin e Kushtetueses, thuhet se Gjykata e Lartë nuk i është përgjigjur pretendime të Aldo Bares, duke i shkelur atij të drejtën e aksesit dhe të ankimimit.

Me një vendim unanim, Gjykata Kushetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin me burgim të përjetshëm ndaj Aldo Bares, të cilit i lind e drejta të kërkojë lirinë.

Kërkesat e Aldo Bares do të shqyrtohen sërish në Gjykatën e Lartë dhe se Gjyka Kushtetuese nuk analizon kërkesat e të dënuarit Aldo Bare.

Referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, thuhet se Aldo Bares i është cënuar e drejta për proces të rregullt ligjor dhe i është cënuar e drejta e mbrojtjes së të gjykuarit.

“Gjykata Kushtetuese, në datën 08.02.2017 ka vendosur: ‘Pranimin pjesërisht të kërkesës. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00­2015­ 2087, datë 02.07.2015, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë’. Për sa më sipër, theksojme se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe e ka dërguar çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Vendimi i saj nuk ka cenuar vendimmarrjen e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit për Krimet e Rënda, nga ku rezulton se kërkuesi është dënuar me burgim të përjetshëm”, thuhej në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu, dosja “Bare” është kthyer për rigjykim në Gjykatën e Lartë me arsyetimin e shkeljeve të rënda procedurale. Aldo Bare, është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje të kryera në Lushnje nga viti 1997 e në vazhdim. Sipas Prokurorisë, pas vrasjes së vëllait të tij Ramadan Shkurti, Aldo Bare, ish­oficer i forcave speciale, vendosi të hakmerrej dhe krijoi një bandë kriminale, që kreu krime nga më makabret./Panorama/