Ditë të arta për tregtarët e verës.

Sfida e këtij biznesi për të përmbushur sa më mirë kërkesat e klientit  është e përqendruar kryesisht në muajin Dhjetor. Bëhet fjalë për tregtarët e verave, të cilët në festat e fundvitit përballen me fluks të lartë kërkesash.

Një nga importuesit më të mëdhenj, Ludovik Ëngjëlli, thotë për Klan Plus se shitjet janë deri në  5 herë më të larta në këtë periudhë.

“Kërkesat për verë janë në rritje ka disa vite që konsumi rritet.  Për kohë festash konsumi rritet më shumë se 4 -5 herë. Është biznes që njeh rritje.”

Më të kërkuara janë verërat me çmim mesatar që variojnë nga 750 deri në 1200 lekë një shishe.

Nuk mungon edhe sugjerimi se çfarë duhet konsumuar në festat e fundvitit. Një shportë me verë të zgjedhur tashmë është kthyer në traditë si dhuratë për festat e fundvitit dhe për këtë sipas  tregtarëve kërkesat janë të larta dhe idetë e realizimit janë nga më të ndryshmet.