Dita Ndërkombëtare e Veprimit të Lumenjve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Sot shënohet 17 marsi, Dita Ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë. Çdo vit, mijëra njerëz në mbarë botën ngrenë zërin e tyre për të treguar rëndësinë e mbrojtjes së lumenjve.

Në kuadër të kësaj dite Administrata e Zonave te Mbrojtura Qarku Fier në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Koli Sako” Divjakë kanë bërë të mundur pastrimin e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta.

Dhjetra nxënës të kësaj shkolle të paisur me dorashka plastike dhe qese mbeturinash paraditen e sotme pastruan të gjithë rrugën hyrëse nga Divjaka dhe në brendësi të Parkut të Karavastasë, një zonë kjo e cila shpesh herë ndotet nga pushues të papërgjegjëm.

Dita Ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë është një ditë për të festuar fitore për mbrojtjen e lumenjve.

Kjo është një ditë për të kërkuar përmirësime në praktikat e vendimmarrësve.

Një ditë në të cilën duhet të edukojmë njëri-tjetrin në lidhje me kërcënimet me të cilat përballet lumenjtë tanë, dhe të mësojmë në lidhje me ujin si një e mirë e njerëzimit.

Mbi të gjitha, kjo është një ditë për tu bashkuar – duke vepruar së bashku, pasi këto çështje nuk janë thjesht lokale, por në përmasa globale.

Ky aktivitet nga AdZM Fier i bashkohet nismës botërore të ndërmarrë nga organizata Organizatën International Rivers.