Dekriminalizimi, Prokuroria kërkon shenjat e gishtave për 6 deputetë dhe 3 kryebashkiakë.

Dekriminalizimi

Prokuroria e Përgjithshme kërkon analizimin e gjurmëve te gishtave për 9 zyrtarë: 6 deputetë dhe tre kryetarë bashkie.
Ata po hetohen ne kuader te ligjit per dekriminalizimin. Kërkesa u është dërguar secilit prej deputetëve dhe kryebashkiakëve personalisht por dhe për dijeni Kuvendit.

Shenjat e gishtave kërkohen për deputetët
-Artan Gaçi, (PS)
-Armando Prenga, (PS)
-Omer Mamo (PDIU)
-Mhill Fufi (PD)
-Aqif Rakipin (PDIU)
-Gledion Rehovicën (LSI)
Ndërsa kryebashkiakët që u janë kërkuar gjurmët e gishtave janë:
-Eduard Kapri i Pogradecit (PD)
-Adriatik Zotkaj i Poliçanit (PS)
-Termet Peçi i Tepelenës (PS).
Kërkesa bëhet në kuadër të verifikimit për ligjin e dekriminalizimit dhe 9 zyrtarët duhet të japin gjurmët e gishtave brenda 5 ditësh.